Ferizaj

Dyshohet se ua vuri flakën kontejnerëve në Ferizaj, arrestohet 60-vjeçari

By FerizajPress

July 14, 2021

Stacioni policor i Ferizajt nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, sot, në orët e hershme të mëngjesit, ka pranuar një informacion, se një person, në ndy lagje të qytetit të Ferizajt, u ka vënë flakën disa kontejnerëve me mbeturina, pronë e kompanisë së qytetit ‘’Pastërtia’’. Sipas informacionit personi i dyshuar kishte të vendosur kapelë në kokë dhe po qarkullonte me biçikletë . Policia, menjëherë ka nisur kërkimin e këtij personi të dyshuar dhe ka siguruar edhe sekuenca nga kamerat e sigurisë, ku shihet personi i dyshuar duke u vënë flakën kontejnerëve. Policia, më pas ka arritur ta identifikojë personin e dyshuar dhe vendndodhjen e tij dhe e ka arrestuar të njëjtin, B.B (M/K) i moshës 60 vjeçar, ( i cili dyshohet të jetë me të meta mendore). Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj , falënderon qytetarët të cilët kanë njoftuar policinë për këtë rast, gjithashtu inkurajon qytetarët, të bashkëpunojnë me policinë dhe të njoftojnë policinë rajonale , për të gjitha rastet kriminale. Ky rast, mbetet për procedurë të mëtejmë hetimore.