Policia e stacionit në Ferizaj me datën 25.02.2024 rreth orës 04:25 kishte pranuar një informacion se në rrugën ”Wesly Clark ”në Ferizaj në një lokal, një person kishte kanosur personin tjetër e më pas në korridor të lokalit kishte shtënë me armë zjarri duke shkaktuar dëme materiale dhe ishte larguar në drejtim të panjohur.
Hetuesit policor nën autorizim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj i kishin nisur hetimet në identifikimin dhe kapjen e personit të dyshuar.
Pas një pune intesive hetimore, grumbullimit të informacioneve në terren dhe shikimit të kamerave të sigurisë, hetuesit kanë arritur që të identifikojnë dhe me datën 05.03.2024 të arrestojnë të dyshuarin M.A ( M/K), i moshës 27 vjeçar, tek i cili është gjetur arma e zjarrit, me të cilën dyshohet se është kryer vepra penale përdorimi i armës së zjarrit dhe kanosje.
I dyshuari M.A është shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj dhe pas intervistimit nga hetuesit policor, me vendim të prokurorit të rastit është ndaluar në mbajtje për 48 orë për procedura tjera hetimore, ndërsa si provë materiale është sekuestruar arma e zjarrit ( pistoletë).