Ferizaj

Arrestohet një person për kanosje dhe armëmbajtje pa leje

By FerizajPress

October 06, 2021

Me datën 05.10.2021, rreth orës 10:40 policia ka pranuar një informacion, se në fshatin Muhovc të Ferizajt , pas një mosmarrëveshje një person kishte kanosur një person tjetër me ar*më.

Menjëherë njësitet reaguese dhe hetuesit e stacionit policor të Ferizajt ju ka përgjigjur kësaj informate, ku në vendin e ngjarjes kanë hasur ankuesit e këtij rasti dhe kanë arritur të gjejnë dhe të konfiskojnë edhe armën me të cilën personi i dyshuar i ka kanosur .

Në lidhje me këtë policia në bazë të autorizimeve dhe në konsultim me Prokurorin e Prokurorisë Themelore në Ferizaj , ka nisur hetimet dhe kërkimin e personit të dyshuar i cili kishte ikur nga vendi ku ka ndodhur kanosja.

Pas një pune intensive, policia ka arritur që të identifikojë personin dhe vendndodhjen e tij dhe sot me datë 06.10.2021 rreth orës 18:20 kanë arrestuar të dyshuarin me inicialet P.Z (M/K) i moshës 27 vjeçar dhe të njëjtin e kanë shoqëruar në stacionin policor .

Policia, pasi e ka intervistuar të dyshuarin, me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, i njëjti është ndaluar në mbajtje për 48 orë për procedura të mëtejme hetimore.