Ferizaj

Kanosi një femër dhe tentoi të arratisej, arrestohet 32-vjeçari në Ferizaj

By FerizajPress

January 13, 2022

Një 32-vjeçar është arrestuar gjatë të mërkurës në mëngjes pasi i njëjti dyshohet se kishte kanosur dy ditë më parë një 31-vjeçare.

Përmes një komunikate për medie, policia ka njoftuar se i njëjti ishte përpjekur edhe të arratisej nga policia por se ata kanë arritur ta ndalojnë.

“Stacioni policor në Ferizaj nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj,me datën 10.01.2022 ka pranuar një informacion së në rrugën ‘’ZenelHajdini ‘’ në Ferizaj është një rast i kanosjes.Në lidhje me këtë, policët nga Sektori i Hetimeve kanë marr veprimet enevojshme dhe me një urdhër kontrolli nga Gjykata Themelore e Ferizajt, dje me datën 12.01.2022 në mëngjes, kanë arritur që të arrestojnëpersonin me inicialet D.A (M/K) i moshës 32 vjeçar , i cili ishte përpjekurtë arratiset me të vërejtur policinë, mirëpo policia larg nga shtëpia e tij ,arrijnë ta ndalojnë.I dyshuari D.A kishte kanosur personin tjetër me inicialet A.A ( F/K) emoshës 31 vjeçare, ndërsa gjatë kontrollit në shtëpinë e tij i është gjeturedhe një armë zjarri ( pistoletë) e cila është konfiskuar.I dyshuari është shoqëruar në stacionin policor në Ferizaj dhe pasintervistimit nga ana e hetuesve, me vendim të Prokurorit të ProkurorisëThemelore në Ferizaj, i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë përprocedura të mëtejme hetimore.” thuhet në njoftimin e policisë.