Sot, rreth orës 01:31 të mëngjesit, Policia Rajonale e Ferizajt ka pranuar një informacion se në fshatin Slivovë të Ferizajt, në një aheng familjarë ka gjuajtje me armë zjarri.Policia e stacionit në Ferizaj, nën autorizim edhe të Prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, i ka marrë veprimet e nevojshme dhe menjëherë është nisur në drejtim të atij fshati.Policia tek i dyshuari me inicialet D.J ( M/K) i moshës 26 vjeçar ka gjetur dhe si prova materiale më pas ka sekuestruar një armë zjarri( pistoletë) me një karikator, katër (4) fishekë dhe një (1) gëzhojë.I dyshuari është shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj dhe pas intervistimit nga hetuesit policor, me vendim të Prokurorit të rastit, është liruar për procedurë të rregullt hetimore, ndërsa rasti është cilësuar “Përdorimi i armës”