Lajme

Arrestohet një person në Romaj të Prizrenit, futet në burg për 15 ditë

By FerizajPress

April 02, 2016

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një person në fshatin Romaj të Prizrenit. Arrestimi i tij është bërë bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Gjakovë, raporton PrizrenPress.

Sipas policisë, i dyshuari është dërguar në vuajtje të dënimit në burgun e Prizrenit në kohëzgjatje prej 15 ditëve. /PrizrenPress.com/