Lajme

Arrestohet një person në Graçanicë, i përkujton Daçiq-it aferat korruptive

By FerizajPress

April 10, 2016

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Graçanicë, aty ku po qëndron edhe eskorta e zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq.

Personi i arrestuar është i nacionalitetit serb dhe policia ka ndërhyrë për ta arrestuar pasi që ai është mundur ta pengojë vizitën e ministrit serb, duke i përkujtuar atij disa afera korruptive të mëhershme.

Daçiq është duke qëndruar në Kosovë, ku po viziton disa nga qytet kryesore të vendit.