Ferizaj

Arrestohet një person në Ferizaj, rrahu bashkëshorten e tij

By FerizajPress

February 28, 2022

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të dhunës që ka ndodhë ditën e diel në Ferizaj.

Policia bën të ditur së në Ferizaj një një burrë ka rrahur fizikisht bashkëshorten e tij.

Rasti ka ndodhur rreth orës 09:00.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili pas një mosmarrëveshje kishte ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij viktimës femër kosovare”, thuhet në njoftim.

Më tej, Policia njofton se vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.