Stacioni policor në Ferizaj nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, mbrëmë rreth orës 19:40 ka pranuar një informacion se në rrugën “Bajram e Gursel Sylejmani ” në Ferizaj është një rast therje me mjet të fortë ( thikë) .Në lidhje me këtë, policia e rendit, e më pas edhe hetuesit e stacionit policor të Ferizajt kanë marr veprimet e nevojshme dhe kanë dalur në vendin e ngjarjes. Në afërsi të vendit ku ka ndodhur ngjarja është arrestuar personi i dyshuar me inicialet E.H (F/K) e moshës 23 vjeçare, e cila kishte therur me një mjet të fortë ( thikë) personin tjetër me inicialet P.A ( M/K) i moshës 38 vjeçar, duke i shkaktuar lëndime trupore, i cili për ndihmë mjekësore është dërguar në Qendrën Emergjente në Ferizaj. Njejtë, tretman mjekësorë ka pranuar edhe e dyshuara në këtë rast, e cila mëpas është shoqëruar në stacionin policor në Ferizaj.Shkak i këtij incidenti kishte ardhur pas një mosmarrëveshje që kishin mes vete.Ndërkaq, në vendin ku ka ndodhur ngjarja janë kyçur edhe Sektori Rajonal i Hetimeve nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, për të mbledhur dëshmi materiale dhe deklarative se si ka ardhur deri te ky incident.E dyshuara, pasi intervistohet nga hetuesit rajonal, me vendim të Prokurorit nga Prokuroria Themelore në Ferizaj është dërguar në mbajtje për 48 orë, për procedura të mëtejme hetimore