Ferizaj

Arrestohet një person në Ferizaj për fajde dhe shpërlarje parash

By FerizajPress

November 13, 2019

Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit kanë arrestuar një person për veprat penale “Fajde” dhe “Shpërlarje Parash”.

Arrestimi i të dyshuarit N.B është bërë në Ferizaj pas një pune hetimore dy vjeçare.

Gjatë aksionit policor është bërë kontrollimi i dy objekteve të banimit dhe një lokali afarist.

Me këtë rast policia ka konfiskuar:

Para të gatshme në vlerë prej 5 mijë;

Katër fletëpagesa në vlerë prej 115 mijë 203 euro;

Një folder;

Një Llaptop;

Katër fletore;

Tri fletë-deponime të bankës;

Një kompjuter.

Provat materiale do të analizohet në hollësi në sqarimin gjendjes faktike mbi akuzat ndaj të dyshuarit.

Ai është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës dhe me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Speciale është dërguar në mbajtje për 48 orë.