Më datë 27.06.2025 rreth orës 20:20, operatorët e Njësisë së Reagimit të Shpejtë, gjatë kontrollit të një lokali në Ferizaj, në kuadër të një plani operativ për siguri, te i dyshuari J.L. (29 vjeç) është gjetur në posedim një qese najloni me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë me peshë 8.29 gram.
I dyshuari është arrestuar dhe shoqëruar në stacionin policor në Ferizaj.
Rasti i është referuar njësisë për hetimin e drogave për veprime të mëtejme hetimore.
Pas intervistës, i dyshuari është liruar për të vazhduar në procedurë të rregullt