Ferizaj

Arrestohet një person i dyshimtë në Ferizaj, kanosi dy persona

By FerizajPress

December 08, 2021

Policia e Kosovës për rajonin e Ferizajt ka arrestuar një person me inicialet L.A., pasi dyshohet se i njëjti ka kanosur dy persona tjerë.

Në lidhje me këtë, policia përmes një komunikate për media bënë të ditur se ka marr veprimet e nevojshme dhe se personi i dyshuar me vendim të Prokurorisë është dërguar në mbajtje për 48 orë.

“Sot më datë 08.12.2021 rreth orës 15:00, pas një pune hetimore policët hetues kanë arrestuar personin e dyshuar me inicialet L.A (M/K) 51 vjeçar, i cili kishte kanosur dy persona tjerë me inicialet S.M ( M/K) 31 vjeçar dhe K.M ( M/K) 22 vjeçar”, thuhet në njoftim.