Ferizaj

Arrestohet një i dyshuar për rrahje, shkak  një kontest pronësor

By FerizajPress

December 21, 2016

Në Ferizaj është arrestuar një i dyshuar pasi i njëjti së  bashku me vëllain e tij dyshohet se e kanë sulmuar viktimën mashkull për shkak të një kontesti pronësor.

Policia bën të ditur se personi që u sulmua ka pësuar lëndime të lehta trupore.

Me vendim të prokurorit,  i dyshuari është dërguar në mbajtje.