Ferizaj

Arrestohet një femër në Ferizaj, lajmëroi rrejshëm Policinë

By FerizajPress

September 07, 2022

Policia e Ferizajt ka arrestuar dhe me vendim të prokurorit ka dërguar në mbajtje një femër.

E njejta kishte lajmëruar rrejshëm Policinë se në një lokal në Ferizaj ka armë,.

E dyshuara e ka pranuar se në gjendje të dehur ka lajmëruar rrejshëm Policinë.

Raporti i plotë i Policisë:

LAJMËRIM I RREMË

Ferizaj 06.09.2022 – 22:30. Pas një informate se në një lokal në Ferizaj ka armë, policia ka kontrolluar lokalin në fjalë dhe nuk është gjetur asgjë e dyshimtë. Pas hetimeve të zhvilluara është identifikuar e dyshuara femër kosovare e cila gjatë intervistimit e ka pranuar se derisa ka qenë në gjendje të dehur e ka lajmëruar rrejshëm policinë. Me vendim të prokurorit e dyshuara është dërguar në mbajtje.