Ferizaj

Arrestohet një burrë në Ferizaj që raportoi rrejshëm se ishte grabitur

By FerizajPress

April 25, 2019

25.4.2019, Ferizaj Hetuesit e sektorit të hetimeve rajonale në Ferizaj, kanë arrestuar të dyshuarin V.F . (m/sh/k 28 vjeç) me dyshimin e bazuar se i njëjti, me qëllim kishte inskenuar rastin e grabitjes . I dyshuari V.F. me 19.4.2019, kishte paraqitur në polici rastin e grabitjes në fshatin Gërlicë duke deklaruar se nga dy persona të panjohur dhe të maskuar nën kërcënim të armëve të ftohta- thika,kanë ndalur automjetin e tij dhe i kanë marrë 50 euro dhe janë larguar nga vendi i ngjarjes. Hetimet e mëtejme kanë rezultuar me deklarimin në prani të avokatit mbrojtës si dhe pranimin në tërësi të inskenimit të rastit nga vet ai me qëllim se raportimi i këtij rasti do ti ndihmonte për kërkim të azilit jashtë vendit. Me vendim të prokurorit të shtetit, i dyshuari lirohet dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.