Miska është vënë në pranga nën akuzën e pjesëmarrjes në organizata kriminale dhe trafik droge në vitet 2009-2010 në Itali.
42-vjeçari ishte shpallur në kërkim që nga viti 2015 nga Interpol Roma, por vetëm sot, pas një viti në arrati, është bërë i mundur arrestimi i tij.
Burimet shtojnë më tej se policia ka nisur procedurat përkatëse me prokurorinë e kryeqytetit për të realizuar ekstradimin e tij drejt vendit fqinj.
.