Arrestohet në Itali shqiptari i dënuar për vrasje në Greqi

By FerizajPress

July 06, 2016

Ky shtetas shqiptar ishte në kërkim ndërkombëtar prej 13 vitesh.

Erjon Bixi është i akuzuar për vrasje të qëllimshme, kryer më vitin 2003 në qytetin e Athinës në Greqi dhe është i dënuar me burgim të përjetshëm nga drejtësia greke.

Arrestimi i tij u bë gjatë një kontrolli identifikimi personash të kryer në territor nga ana e Policisë italiane.

Aktualisht Erjon Bixi gjendet në burgun e Santa Maria Kapua Vetere të Italisë.

 

 

 

.