Lajme

Arrestohet në Greqi shqiptari i shumëkërkuar për vrasje

By FerizajPress

September 25, 2016

Sipas një njoftimi zyrtar, është arrestuar shtetasi Karafil Beqiri, 54 vjeç nga fshati Hormovë i Tepelenës. Beqiri, i shpallur në kërkim nga drejtësia shqiptare, rezulton i dënuar në mungesë me 25 vjet burg për veprat penale “vrasje” dhe “grabitje të dhunshme”, shkruan albeu.com

Ai u ndalua në qytezën Kisamo të Kretës, pas informacioneve të mbledhura në rrugë operative. Burime pranë policisë helene thanë për Top Channel se, fillimisht Beqiri është përpjekur të mashtrojë agjentët duke paraqitur identitet të rremë, por pas verifikimit të gjurmëve të gishtave ai ka pranuar identitetin e vërtetë.

Ditën e hënë 54-vjeçari do të paraqitet në një gjykatë të Kretës për nisjen e procedurës së ekstradimit, e cila do të zgjasë rreth 2 muaj, e më pas do të dërgohet në Shqipëri për të vuajtur dënimin.