Një 27-vjeçar me inicialet G.L është arrestuar mbrëmë në Ferizaj.
Policia njofton se ai ishte në kërkim për vrasje në tentativë dhe i dënuar me 18 muaj burgim.
Me datën 06.04.2024 rreth orës 22:00 policët e Njësisë së Reagimit të Shpejtë (NJRSH), në Ferizaj kanë arrestuar personin e kërkuar G.L ( M/K) i moshës 27 vjeçar. Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprën penale: ‘‘ Vrasje e mbetur në tentativë” me dënim burgimi prej tetëmbëdhjetë (18) muajve dhe pas kompletimit të dokumentacionit është dërguar në vuajtje të dënimit”, thuhet në njoftim.
Policia e Ferizajt i ka falënderuar qytetarët për bashkëpunimin, ndërsa i ka inkurajuar edhe të tjerët që të bashkëpunojnë me organet e rendit.