Arrestohet juristi në Lezhë, liroi kosovarin nga burgu

By FerizajPress

May 23, 2016

Ndërkohë, menjëherë pas hetimeve të hapura nga Prokuroria e Lezhës për këtë çështje është arrestuar juristi i burgut Lezhe, Devis Hoxha, pasi rezulton paraprakisht se ai është punonjësi që ka firmosur lirimin e të dënuarit.

Për këtë çështje u prononcua edhe ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, i cili u shpreh se mbështet Prokurorinë në hetime pasi sipas tij shkarkimi i inspektoreve të SHKB-së është veprimi minimal që mund të bëhet për rastin në fjalë.

Shuaip Zukaj nga Deçani i Kosovës, i dënuar me 20 vjet burg në Kosovë, është liruar me të mbaruar dënimin në Shqipëri për akuzën e vrasjes së mbetur në tentativë, megjithëse në kartelën e tij ndodhej edhe dënimi për të cilin duhej të ekstradohej në Kosovë. /tch

The post Arrestohet juristi në Lezhë, liroi kosovarin nga burgu appeared first on Lajminet.