Lajme

Arrestohet ish-kryetari i komunës paralele të Shtërpcës

By FerizajPress

April 09, 2016

Policia e Kosovës me urdhër të gjykatës ka arrestuar një person në komunën e Shtërpcës, njofton Klan Kosova. Zëdhënësi i policisë për Rajonin e Ferizajt, Basri Shabani ka thënë për Klan Kosova se të dyshuarit i janë gjetur në pronësi ilegale armë, bëhet fjalë për një AK-47, një pistoletë, sasi municioni, uniforma ushtarake dhe një granatë dore.

Sipas Shabanit i arrestuari është Zvonko Mihalioviq dhe përpara ka qenë kryetar i komunës paralele të Shtërpcës.