Ferizaj

Arrestohet i dyshuari që i vjedhi portofolin shtetasit të Austrisë

By FerizajPress

May 15, 2016

Ferizaj- Është arrestuar i dyshuari mashkull pasi që, i njëjti  viktimës mashkull shtetas i Austrisë i ka vjedhur portofolin në të cilin kishte dokumentet personale dhe 500 € para të gatshme.

Njësitet policore gjatë kontrollit te i dyshuari kanë gjetur dhe konfiskuar kartelat e bankës së viktimës. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje, njoftohet në raportin e policisë.