Policia e Ferizajt ka bërë të ditur se pas një pune të suksesshme operative, njësitet policore të stacionit policor në Ferizaj kanë arrestuar të dyshuarin për kryerjen e së paku 12 veprave penale të vjedhjeve në këtë qytet dhe rrethinë , të kryera gjatë muajit të kaluar të këtij viti.
Raportet e para flasin se F.S. 26 vjeç , ka kryer së paku 12 (dymbëdhjetë ) vjedhje të baterive nga automjete të ndryshme dhe në lokacione të ndryshme, në qytetin e Ferizajt dhe rrethinë.
Pas intervistimit të të dyshuarit,hetuesit kanë arritur që si prova materiale të gjejnë dhe konfiskojnë bateritë e vjedhura .
Lënda është duke u kompletuar nga hetuesit policorë dhe do të dërgohet në gjykatën kompetente në procedurë të rregullt.