Ferizaj

Arrestohet i dyshuari për rastin e grabitjes me armë

By FerizajPress

February 04, 2020

Hetuesit policor të sektorit rajonal të hetimeve- Ferizaj, kanë arritur që të identifikojnë personin E.K. si i dyshuar për një rast grabitje me armë. I dyshuari, E.K. (m/sh/k 19 vjeç) më datën 18.01.2019, rreth orës 02:20 minuta,në pompën e benzinës, e cila gjendet në rrugën Ferizaj-Kaçanik, konkretisht në fshatin Gërlicë, në bashkëpunim me një person tjetër i cili është i arrestuar më herët dhe gjendet në paraburgim, të maskuar dhe të armatosur me armë ,kanë hy në lokalet e punës dhe nga punëtori nën kërcënimin e armës kanë grabitur 145 euro dhe janë larguar në drejtim të panjohur. Në prani të avokatit mbrojtës i dyshuari ka pranuar në tërësi veprën për të cilën dyshohet se e ka kryer. Lidhur me këtë rast, hetuesit policorë kanë siguruar prova të mjaftueshme materiale të cilat i bashkëngjiten lëndës. Pas intervistimit , Prokurori i Shtetit i ka caktuar masën e ndalimit për 48 orë.