Policia në Ferizaj ka arrestuar të dyshuarin e dytë M.G. për kryerjen e veprës penale të grabitjes në bashkëpunim me një person tjetër i cili është arrestuar më herët.
Sipas policisë, hetuesit policor gjatë zhvillimit të procedurës hetimore, kanë siguruar prova të mjaftueshme lidhur me kryerjen e kësaj veprave penale.
“Të dyshuarit, R.SH. (m/sh/k 22 vjeç) dhe tani i arrestuari M.G. 20 vjeçar, më datën 17.04.2018, rreth orës 21:00 minuta,në Ferizaj rr.,,Bajram dhe Gursel Sylejmani” në filialën e Money Gram,të maskuar dhe nën kërcënim të armëve nga punëtori kanë grabitur rreth 8.000 mijë euro duke u larguar në drejtim të panjohur”, thuhet në njoftimin e policisë.
Pas intervistimit , prokurori i Shtetit i ka caktuar masën e ndalimit për 48 orë.