Burime zyrtare nga policia e qytetit bregdetar kanë bërë të ditur se një ditë më parë është vënë në pranga Miklovan Hasani 19 vjeç, banues në Durrës.
Arrestimi i tij është bërë pasi po dje ka bërë kallëzim 28-vjeçari me inicialet A. I., 28 vjeç, banues në Durrës, pasi më dy persona i kanë marrë me dhunë dy celularë.
Nga hetimet e kryera ka rezultuar se një nga autorët e dyshuar është Miklovan Hasani, ndërsa po kërkohet identifikimi i autorit tjetër.
Policia thotë se, Hasani është person me precedentë penalë të mëparshëm në fushën e veprave penale kundër pronës.