Lajme

Arrestohet hajni i kabllove elektrike

By FerizajPress

April 12, 2016

Sot rreth mesdite, është arrestuar një i dyshuar nga Reçani mbi bazën e dyshimit se i njëjti, me datën 28 mars, në orët e mbrëmjes e ka vjedhur një kabllo të rrjetit për ndriçim publik ne Ralin në afërsi të Restorantit “Natyra” dhe kështu ka mbetur në terr shtegu i këmbësorëve për rreth 200 metra.

I dyshuari është intervistuar nga hetues policorë në prani të avokatit mbrojtës dhe ka treguar sesi kabllon e vjedhur, në fillim e kishte djegur e më pas metalin e bakrit e kishte shitur në një hekurishte për skrap.

Lidhur me rastin është informuar prokurori i shtetit i cili ka urdhëruar që i dyshuari të ndalët nën masën e arrestit policor për 48 orë.