Ferizaj

Arrestohet grupi prej katër personave të dyshuar për vjedhje të rëndë

By FerizajPress

January 27, 2020

Pas hetimeve intensive, hetuesit policor të Stacionit policor -Ferizaj ,kanë arritur që të identifikojnë katër persona të dyshuar për kryerjen e shtatë veprave penale  vjedhje e  rëndë, raste të  ndodhura gjatë muajit Janar 2020  në fshatrat Balaj dhe Neredime  , KK Ferizaj.

Hetuesit policor gjatë zhvillimit të procedurës hetimore, kanë siguruar prova të mjaftueshme lidhur me kryerjen e këtyre veprave penale.  

Të dyshuarit, L.G. (m/sh/k 19 vjeç),  E.R. (m/sh/k  21 vjeç), F.SH. (m/sh/k 20 vjeç ) dhe një person i mitur,në bashkëveprim, me forcë kanë depërtuar në  shtëpitë dhe lokalet e viktimave duke vjedhur mjete të ndryshme pune,amvisërie,një pushkë gjuetie etj.

Gjatë hetimeve janë gjetur dhe konfiskuar sendet e vjedhura ,të cilat pas përfundimit të procedurave ligjore ,do të ju kthehen pronarëve.  

Gjatë intervistimit  dhe  në prani të avokatëve mbrojtës, të  dyshuarit kanë pranuar në tërësi veprat e kryera.

Ndaj tre  të dyshuarve, në konsultim me prokurorin e shtetit është caktuar masa e ndalimit për 48 orë,ndërsa i dyshuari i mitur është liruar në procedurë të rregullt..