Lajme

Arrestohet edhe Aida Dërguti

By FerizajPress

September 01, 2016

Policia e Kosovës ka arrestuar edhe deputeten e Lëvizjes Vetëvendosje, Aida Dërguti në ambientet e Kuvendit të Kosovës. Burime të Gazetës Express bëjnë të ditur se deputetja Dërguti është larguar nga ambientet e kuvendit. “Ajo e ka kalu kontrollen me nje bombole gazi, por e kanë arrestuar duke dalë nga banjo”. bëjnë të ditur burime nga policia për Express.

Ndërkohë arrestimi i Aidës është konfirmuar edhe nga Vetëvendosje, që me anë të një shkrimi shpreh “Policia ka arrestuar edhe nënkryetaren e Kuvendit të Kosovës, Aida Dërguti. Derisa jashtë janë qytetarët duke këmbëngulur që marrëveshja për demarkacion të mos kalojë, pushteti përmes instrumenteve të veta po e lufton opozitën.”