Patrulla e policisë së Njësisë Rajonale të Komunikacionit Rrugor nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, derisa ishte në pikë kontrolli, në rrugën ‘’Rexhep Bislimi’’ në Ferizaj, për shkak të shpejtësisë së papërshtatshme, e paralajmëron drejtuesin e një automjeti të udhëtarëve ,me shenjë (bateri dore dhe drita rrotative të automjetit të policisë ), të ndalet, mirëpo i njëjti automjet nuk ndalet dhe vazhdon rrugën në drejtim të Gjilanit me shpejtësi të pakontrolluar, duke rrezikuar vetën dhe të tjerët, pjesëmarrës në komunikacion. Policia, pas këtij veprimi , i shkon pas këtij automjeti, duke e paralajmëruar që të ndalet dhe arrijnë ta ndalojnë, tek në fshatin Bibaj të Ferizajt. Drejtuesi i automjetit, me tu ndalur, nuk përfill asnjë urdhër të policisë, nuk prezanton as dokumentet për identifikim, duke qenë edhe agresiv, i cili dyshohej se ishte edhe nën ndikimin e alkoolit, pjesëtarët e policisë, pas shumë përpjekjeve të tyre , për të kryer detyrat e tyre, të detyruar nga sjelljet e tij, për shkak edhe të sigurisë së tij personale dhe të tjerëve, e arrestojnë të dyshuarin me inicilaet N.A (M/K) i moshës 45 vjeçar nga Ferizaj dhe e shoqërojnë në stacionin policor në Ferizaj. Policia, për shkak të refuzimit të tij për tu testuar me alkooltest dhe mos ndaljes në shenjën stop të policisë , ndaj tij inicohen dy raste për kundërvajtje : Mos përfillje e urdhërva të ligjshëm, mos ndalje në shenjën stop të policisë dhe refuzim të testimit me alkooltest, sipas ligjeve në fuqi.