Nensi Brofi 68 vjeç, autore e librit “Si të vrasësh bashkëshortin tënd”, është akuzuar nga policia e Oregon se ka vrarë bashkëshortin e saj.
Daniel Brofi, një kuzhinier 63 vjeçar, ndërroi jetë tre muaj më parë dhe ishte bashkëshortja e tij që dha lajmin me anë të një mesazhi në profilin e saj në Facebook.
Ajo shkruante:
Për miqtë dhe të afërmit e mi kam lajme të këqija. Bashkëshorti dhe miku im më i mirë u vra mëngjesin e sotëm”.
Në librin e publikuar në vitin 2011 listoheshin një seri arsyesh që mund të justifikonin me pak ironi, vrasjen e bashkëshortit.
Tre muaj më vonë hetimet rezultuan me arrestimin e bashkëshortes së tij, e cila kishte shkruar ndërkohë dhe dy libra të tjerë: Bashkëshorti i gabuar dhe i dashuri i gabuar.
Gruaja ishte shprehur se shpesh kishte menduar dhe vetëvrasjen, por nuk kishte pasur guximin për ta bërë.
Ndërsa tashmë është në pritje të procesit gjyqësor.