Lajme

Arrestohet Aida Dërguti

By FerizajPress

February 09, 2017

Ky arrestim ka ndodhur nën akuzën për posedim të armëve, kurse deputetja është shoqëruar në Gjykaten Themelore në Prishtinë, raporton lajmi.net

“Njësitet relevante policore të stacionit policor Vushtrri, bazuar në urdhëresë, kanë ndaluar deputeten e RKS-së znj. A. D., të cilën e kanë njoftuar mbi arsyen e ndalimit dhe bazuar në urdhëresë të njëjtën e kanë shoqëruar në Gjykatën Themelore në Prishtinë”, thuhet në njoftim.

Policia ka bërë të ditur se deputetja ka bashkëpunuar mirë me zyrtarët e Policisë, ashtu si parashihet në urdhëresë. /Lajmi.net/