Arrestohet 61 vjeçarja, shfrytëzonte kamerieret për prostitucion

By FerizajPress

May 07, 2016

Është arrestuar nën akuzën e shfrytëzimit dhe mbajtjes së lokaleve për prostitucion, 61-vjeçarja me iniciale Z. M., me banim në Tiranë.

Gjithashtu po procedohet penalisht në gjendje të lirë 47-vjeçarja V. B., banuese në Tiranë. Mësohet se 61-vjeçarja në lokalin e saj në rrugën e “Kavajës”, i kishte punësuar si kameriere V. B., dhe F. Ç., të cilat i shfrytëzonte për prostitucion duke u siguruar klientë të ndryshëm dhe merrte pagesë nga këta të fundit për këtë veprim.

Ajo kishte vënë në dispozicion lokalin e saj për ushtrim prostitucioni ku shfrytëzonte dy të punësuarat. Lidhur me këtë rast vijojnë ende hetimet, ndërsa materialet i kaluan Prokurorisë së Tiranës për veprat penale të “Prostitucionit”, “Shfrytëzimit të prostitucionit” dhe “Mbajtjes së lokaleve për prostitucion”./shekulli

The post Arrestohet 61 vjeçarja, shfrytëzonte kamerieret për prostitucion appeared first on Lajminet.