Arrestohet 47-vjeçari përdori dhunë ndaj gruas, djalit e vajzës

By FerizajPress

July 05, 2016

Lirim Elezi, 47 vjeç, banues në Peshkopi u arrestua pasi në banesën e tij, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj bashkëshortes B.E, 47 vjeç, vajzës M.E, 21 vjeçe dhe djalit S.E, 18 vjeç, duke ju shkaktuar dëmtime fizike, por jashtë rrezikut për jetën.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë Rrethit Dibër, për veprën penale “Dhunë në familje”, parashikuar nga neni 130/a, i Kodit Penal.

.