Ferizaj

Arrestohet 25-vjeçari që tentoi të futet me dhunë në banesën e ish- bashkëshortes në Ferizaj

By FerizajPress

January 03, 2023

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar 25-vjeçarin në Ferizaj, i cili kishte tentuar të futet me dhunë në banesën e ish-bashkëshortes së tijPolicia e Kosovës ka njoftuar se të martën e 3 janarit, rreth orës 03:00 të mëngjesit, policia e stacionit në Ferizaj ka pranuar një informacion se në rrugën ‘’Dëshmorët e Kombit’’ në Ferizaj ishte një rast i dhunës në familje dhe lëndimit trupor.

“Në lidhje me këtë, policët hetues të Njësisë së Dhunës në Familje menjëherë i kanë marrë veprimet e nevojshme, kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë arrestuar personin G.SH (M/K) i moshës 25 vjeçar, i cili duke tentuar të futet me dhunë në banesën e ish- bashkëshortes së tij SH.R ( F/K) e moshës 23 vjeçare, i kishte shkaktuar lëndime trupore”, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Tutje Policia njofton se viktima për ndihmë mjekësore është dërguar në Qendrën Emergjente në Ferizaj.

Më tej njoftohet se policia e ka shoqëruar të dyshuarin në stacionin e policisë në Ferizaj dhe pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj dërgohet në mbajtje për 48 orë për procedura të mëtejme hetimore, ndërsa rasti është cilësuar “Dhunë në familje dhe lëndim trupor”.