Ferizaj

Arrestohen tre persona për rastin ‘’Mashtrim’’në Ferizaj, kanë tërhequr 95 mijë  euro nga BKT

By FerizajPress

April 07, 2022

Me datën 17.11.2021 rreth orës 14:46 në rrugën ‘’Dëshmorët e Kombit ’’ në Ferizaj, saktësisht në degën e bankës ‘’BKT’’ , ku një  person i prezantuar rrejshëm dhe me dokumente të  falsifikuara ka arritur të  mashtroj stafin e kësaj dege të ’’BKT-së ’’ dhe ka tërhequr nëntëdhjetepesë mijë  (95)  euron.

Në lidhje me këtë, policia rajonale e Ferizajt i kishte marr të  gjitha masat e nevojshme  për ta hetuar këtë ngjarje dhe në rast janë kyçur hetuesit nga Sektori Rajonal i Hetimeve .

Pas një punë intensive të hetuesve rajonal, grumbullimit të disa informacione në terren, nën autorizim të  Prokurorisë  dhe më  aprovim të Gjykatës Themelore të  Ferizajt , sot me datën 07.04.2022 janë  bastisur tri lokacione ndaras në  komunën  e Gjilanit dhe janë arrestuar tre persona të  dyshuar dhe të  njëjtit janë  shoqëruar në  Drejtorinë  Rajonale të  Policisë  në  Ferizaj. 

Pas intervistimit nga hetuesit rajonal, në prezencë të avokatë ve mbrojtës me detyrë zyrtare, me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore të Ferizajt janë  ndaluar për 48  orë : personi me inicialet I.A ( M/K) i moshës 46 vjeçar , ku ndaj të  cilit është  iniciuar rasti ‘’Keqpërdorim i besimit’’ dhe personi i dytë  me inicialet SH.B ( M/K) i moshës 28 vjeçar, ndaj të  cilit është iniciuar rasti ‘’Mashtrim’’, ndërsa personi i tretë   është  liruar për procedurë  të  rregullt hetimore.

Policia Rajonale e Ferizajt, është  duke punuar intensiv në hetimin dhe kompletimin e rastit.