Ferizaj

Arrestohen tre persona në Ferizaj për krime ekonomike

By FerizajPress

June 02, 2016

Këtë të  enjte  rreth orës 19:00 Policia për krime ekonomike ka arrestuar tre persona   në Ferizaj.

Sipas burimeve të sigurta të FerizajPres bëhet e ditur së këta persona janë  arrestuar nën dyshimin se kanë  bërë keqpërdorimi të subvencioneve ekonomike për bujqësi.

Nga ky burim bëhet e ditur se këta persona akuzohen se kanë keqpërdorur   një shumë prej 34 mijë euro./Ferizajpress.com