Ferizaj.23.02.2018. Hetues të sektorit rajonal të hetimeve në Ferizaj, kanë arrestuar dy të dyshuar, F.L. (m/sh/k,29 vjeç) dhe K.F.(m/sh/k 28 vjeç) me dyshimin e bazuar se të njëjtit, me qëllim përfitimi, kishin inskenuar një rast grabitje me armë. I dyshuari F.L. dje, me 22.2.2018 rreth orës 18:15 minuta kishte njoftuar policinë se në kazinon ku i dyshuari ishte duke punuar, kishte hy një person i armatosur me armë të shkurtë dhe nën kërcënim kishte marrë nga ai kuletën ku në të kishte pasur rreth 1400 euro dhe i njëjti është larguar nga vendi i ngjarjes. Hetimet e mëtejme kanë rezultuar me deklarimin si dhe pranimin në tërësi të inskenimit të rastit të grabitjes së bashku me një të dyshuar tjetër (K.F.), përndryshe shok i tij. Gjithashtu është gjetur dhe sekuestruar si dëshmi edhe arma e cila është përdorur me këtë rast,përndryshe imitim plastik i armës. Me vendim të prokurorit të shtetit,të dyshuarit dërgohen në mbajtje për 48 orë.