Policia e Ferizajt ka arrestuar katër persona nën dyshimin se kanë kryer veprën penale trafikim me njerëz.
Sipas policisë, ata dyshohen se në një lokal në qytetin e Shtimes, kanë detyruar tri viktima femra të mitura, të punojnë me qëllim të shfrytëzimit seksual.
Gjatë realizimit të këtij plani policor për arrestimin e të dyshuarve, në cilësi të prova materiale janë konfiskuar: katër telefona mobil, një sprej OC dhe një mjet i prehtë thikë.
Gjithashtu në bashkëpunim me inspektoratin e punës dhe me vendim të prokurorit kompetent është mbyllur lokali i dyshuar në të cilin viktimat kryenin punë të detyruar.
Viktimat e rastit janë trajtuar në bazë të Procedurave Standarde të Operimit për viktimat e trafikimit dhe të njëjtat janë strehuar.
Të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje për 48 orë,