Lajme

Arrestohen hajnat që vodhën xhaminë (Video)

By FerizajPress

November 14, 2016

Ngjarja ka ndodhur disa ditë më parë, në 8 nëntor, ku dy persona vodhën arkën e xhamisë në Shkodër me paratë që kishin dhuruar besimtarët.

Burime nga policia bënë të ditur për SYRI.net se mbrëmjen edjeshme rreth orës 19:00 kanë ndaluar dy të rinj, të dyshuar si hajdutët e kasafortës së xhamisë.

Të njëjtat burike thanë se, ata janë Sokol Marku, 25 vjeç dhe 16-vjeçari me inicialet E. K., banues në Shkodër dhe në fshatin Barbullush.

Këta dy persona, në datën 8 nëntor kanë vjedhur arkën e xhamisë ku ishin qindra e mijëra lekë, dhuratë të besimtarëve.

.