Lajme

Arrestohen dy zyrtarë policorë në veri për manipulim me prova

By FerizajPress

February 11, 2018

Inspektorati Policor arrestoi sot dy zyrtarë policorë të Stacionit në Mitrovicën Veriore.

Sipas komunikatës së inspektoratit, këta zyrtarë u arrestuan nën dyshimin për manipulim me prova.

Inspektorati njofton se përveç arrestimeve, kanë bastisur dy lokacione në Mitrovicën Veriore me urdhër të prokurorit dhe gjykatës.

“Sot (10.02.2018) në orët e pasdites hetuesit e IPK-së dhe PK-së kanë zbatuar urdhëresën e lëshuar nga Gjykata Themelore në Mitrovicë dhe janë bastisur dy lokacione në Mitrovicën e Veriut”, thuhet në komunikatë.

Gjatë bastisjeve “është konfiskuar një revole e llojit TT si dhe dy karikatorë me nga 9 fishekë të kalibrit 7.62 mm që do shërbejnë për procedurën penale të mëtutjeshme”.

Të arrestuarve u është caktuar ndalimi policor prej 48 orësh.