Policia ka identifikuar dhe arrestuar dy persona të moshës së mitur për grabitje në tentativë në Ferizaj.
Policia e Kosovës në Ferizaj ka arrestuar dy të dyshuar të moshës së mitur të cilët kanë pranuar se më 6 shtator kanë tentuar ta plaçkitin një dyqan në rrugën “Gjon Serreqi”. Është konfiskuar edhe arma e zjarrit e përdorur në këtë rast me një karikator pa fishek. Dy të dyshuarit pas intervistimit në prani të kujdestarit dhe avokatëve mbrojtës, me vendimin e prokurorit, njëri dërgohet 24 orë në qendrën e mbajtjes kurse tjetri lirohet.