Ferizaj

Arrestohen katër të dyshuar për vjedhje të rëndë

By FerizajPress

November 16, 2016

Pas një pune të suksesshme operative, Njësitet policore të Stacionit Policor në Ferizaj kanë arrestuar  katër  persona  të dyshuar për kryerjen e veprave penale të vjedhjeve të rënda  të kryera ditë më parë  në shkollat e mesme   ,,Elena Gjika” dhe ,,Shaban Hashani” në Ferizaj.

Me këtë rast, të dyshuarit A.I.  19 vjeç,F.B. 18 vjeç,G.S.19 vjeç dhe M.S. 21 vjeç  ,në bashkëveprim  kanë hyrë me forcë në zyrat e shkollave të cekura më lart dhe kanë vjedhur  tre laptopë,tre projektorë  dhe një skaner me pajisjet përcjellëse.

Gjësendet e vjedhura janë gjetur dhe konfiskuar si prova materiale.

Pas intervistimit,me vendim të Prokurorit të Shtetit,të dyshuarit dërgohen në mbajtje për 48 orë.