Ferizaj

Arrestohen dy të dyshuar për grabitje

By FerizajPress

May 14, 2019

Pas hetimeve të zhvilluara, Njësiti i hetimeve të Stacionit Policor në Ferizaj ka arrestuar dy persona të dyshuar në lidhje me rastin  ,,Grabitje”, të ndodhur ditë më parë  në këtë qytet.

Të dyshuarit M.S.  (m/sh/k 27 vjeç) dhe  e mitura 17 vjeçare,me 12.05.2019 rreth orës 22:30 minuta në rrugën ,,Atë Nikollë Prela” në Ferizaj, me forcë kanë ndaluar viktimën  S.H. (f.sh./k.) dhe nga ajo kanë grabitur çantën e dorës dhe një telefon celular.

Gjatë intervistimit në prani të avokatëve mbrojtës, i  dyshuari ka pranuar në tërësi veprën penale,ndërsa e dyshuara është mbrojtur në heshtje.

Tek të dyshuarit është gjetur dhe konfiskuar si provë materiale telefoni i markës ,,Sony”.  

Me urdhër të prokurorit,  të dyshuarit iu është shqiptuar masa e ndalimit policor prej 48 orëve,kurse për të miturën 24 orë dhe të njëjtin janë dërguar në Qendrën e Mbajtjes  në Ferizaj.