Ferizaj

Arrestohen dy të dyshuar për disa raste të grabitjeve me armë

By FerizajPress

March 21, 2020

Hetuesit policor të sektorit rajonal të hetimeve në  Ferizaj ,kanë arritur që të identifikojnë dhe arrestojnë dy persona B.G. 25 vjeçar dhe V.S. 26 vjeçar si të dyshuar për tetë raste të grabitjeve me armë në rajonin e Ferizajt,si dhe një rast grabitje me armë në rajonin e Prishtinës, transmeton Klan Kosova.

Lidhur me këto raste, hetuesit policorë kanë siguruar prova të mjaftueshme  materiale të cilat janë gjetur me rastin e bastisjes së shtëpisë dhe objekteve tjera përcjellëse të cilat janë:

-1 armë e gjatë AK-47

-1 karikator me 26 fishek,kal.7,62 mm

-1 pistoletë Zastava me një karikator me 22 fishekë 6,35 mm

-42 fishekë 9×19 mm

-1 thikë ushtarake

-1 palë pranga

-1 sprej

Pas intervistimit, me urdhër të Prokurorit të Shtetit,të njëjtit dërgohet  në mbajtje për 48 orë.