Ferizaj

Arrestohen dy shtetase të Shqipërisë në Ferizaj, dyshohen për prostitucion

By FerizajPress

February 13, 2019

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar dje në Ferizaj, në rrugën “At Nik Prela”, dy të dyshuara nga Shqipëria, nën dyshimin për marrje me prostitucion.

Arrestimi ka ndodhur pasdite, ndërkaq është ekzekutuar urdhëresa nga Gjykata Themelore në Ferizaj për “Blerje të simuluar të ndonjë sendi si dhe urdhër kontroll të një lokali”.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarve i ngritët fletëparaqitje për  kundërvajtës, rasti procedohet në procedurë të rregullt./Express