Policia italiane ka ndërmarrë një aksion të madh anti-drogë, duke arrestuar dy trafikantë shqiptarë.
Sipas mediave italiane të arrestuarit janë H.E. 37 vjeçar dhe M.H. 34 vjeçar nga qyteti i Vlorës, theksojnë mediat shqiptare.
Ata po transportonin drogën me skafe dhe pasi kanë mësuar se po ndiqen nga policia e kanë hedhur në det, përcjell albinfo.ch.
Megjithatë, kjo ka qenë e kot dhe dy shqiptarët janë arrestuar. Ata akuzohen për transport të lëndëve narkotike. Mësohet se ngarkesa që po transportonin ishte 1.2 tonë kanabis, që kap vlerën e rreth 12 milionë euro.