Lajme

Arrestohen dy shqiptarë, përdhunuan turisten finlandeze dhe filmuan aktin

By FerizajPress

August 30, 2018

Sipas të njëjtave burime: hetimi nisi të dielën në mëngjes kur Autoriteti Qendror Portual i Rethymno-s u informua nga policia lokale se në spitalin e qytetit është paraqitur një e re e cila ka denoncuar se ka rënë pre e një përdhunimi në port nga dy persona të panjohur. Zyrtarët e Autoritetit të Portit arritën në spital dhe menjëherë filluan hetimet ndaj dy personave që u denoncuan nga 23-vjeçarja nga Finlanda.

Media lokale “ekriti.gr” raporton se, vëzhgimi i kamerave të sigurisë dhe veprimeve të tjera hetimore i lejuan punonjësve të Autoritetit Portual të identifikonin dy personat e dyshuar për përdhunimin. Ata janë dy shqiptarë të moshës 21 dhe 23 vjeç. Identitetet e tyre nuk bëhen me dije. Të dy kanë deklaruar në dëshmitë e tyre se akti është kryer me pëlqimin e vajzës.

Pas arrestimit, ata u dërguan në ambientet e paraburgimit të Drejtorisë së Policisë së Rethymno-s, ku qëndruan deri në mëngjesin e sotëm. Këtë të mërkurë raportohet se gjykata vendosi si masë sigurimi ndaj tyre, lirimin me kusht.