Arrestohen dy policë në Qafë Morinë, lejuan arratisjen e kosovarit që kërkohej ndërkombëtarisht

By FerizajPress

July 14, 2016

Sipas akuzës dy efektivët nuk kanë bërë detyrë, gjë që solli dhe arratisjen e një të ndaluari nga Kosova. Bëhet fjalë për Xhevat Thaçin, i cili është shpallur në kërkim ndërkombëtar, shkruan tvklan.

Ata akuzohen për “Shpërdorim të detyrës” për ngjarjen që ka ndodhur më 13 korrik kur Xhevat Thaçi, i ndaluar prej tyre, iu ka ikur nga duart teksa po e shoqëronin.

.