Ferizaj

Arrestohen dy persona, u konfiskohen edhe armë

By FerizajPress

July 10, 2021

Stacioni policor i Hanit të Elezit , pasi ka pranuar një informacion, për një rrahje dhe kanosje, ka arritur të arrestojë dy vëllezërit nga Hani Elezit , pasi kishin një mosmarrëveshje mes vete. Policia, pasi ka intervistuar të dyshuarit, me vendim të Prokurorit për Krime të Rënda , nga Prokuroria Themelore e Ferizajt , të dy vëllezërit janë ndaluar në mbajtje për 48 orë . Ndaj njërit N.SH (M/SHK) 36 vjeçar është iniciuar rast penal ‘’Lëndim i lehtë trupor’’ , ndërsa ndaj tjetrit H.SH ( M/SH/K) 42 vjeçar është iniciuar rast penal ‘’ Mbajtje në pronësi ose kontroll të paautorizuar të armëve’’, ku me këtë rast, i janë konfiskuar tri armë: një pistoletë dhe dy karikatorë me 185 fishek, një pushkë gjuetie me 121 fishek dhe një pushkë ajrore. Rasti mbetet për procedurë të mëtejmë hetimore, thuhet në raportin e Policisë së Ferizajt.